Ish-drejtori i CIA-s paralajmëroi liderin e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, të jetë i kujdesshëm kur ndodhet pranë dritareve të hapura, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Gjenerali në pension David Petraeus përmendi numrin e rusëve të shquar që kanë vdekur në rrethana të paqarta, duke përfshirë rënien nga dritaret, që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Si pjesë e marrëveshjes që Yevgeny Prigozhin të ndalonte marshimin në Moskë të mercenarëve të tij Wagner, ai pranoi të shkonte në mërgim në Bjellorusinë fqinje, udhëheqësi i së cilës është një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin.
“Prigozhin e mbajti jetën, por ai humbi grupin e tij Wagner”, tha gjenerali Petraeus për CNN.
Ai më pas shtoi se Prigozhin duhet të jetë shumë i kujdesshëm rreth dritareve të hapura në mjedisin e tij të ri në Bjellorusi. /FolDrejt/