Ish-kryeministri australian Paul Keating e quajti sot blerjen e nëndetëseve bërthamore nga SHBA, me vlerë deri në 245 miliardë dollarë, “marrëveshjen më të keqe në histori” dhe “vendimin më të keq ndërkombëtar” të qeverisë laburiste.
Keating, një anëtar i Partisë Laburiste, sulmoi verbalisht qeverinë e Anthony Elbanizit, i cili është nga e njëjta parti, raporton Guardian, përcjell Fol Drejt.
Ish-kryeministri kritikoi “paaftësinë” e laburistëve, të cilët në vitin 2021 votuan për pranimin e Kanberrës në paktin AUCUS, së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, edhe pse në atë kohë, si opozitë, nuk kishin asnjë detyrim për ta bërë këtë./FolDrejt/