Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari është në mesin e gjashtë personave që janë goditur me thikë në një qendër tregtare të Milanos, raporton Sky Italy, transmeton Fol Drejt.
29-vjeçari, aktualisht i huazuar në Serie A në Monza, u dërgua në spital pas sulmit, ku mësohet se është i vetëdijshëm dhe jo në gjendje të rëndë.
Menaxheri i Monzas, Raffaele Palladino thuhet se do ta vizitojë atë këtë mbrëmje.
Sky Italy tha se hetuesit kanë përjashtuar terrorizmin dhe policia ka arrestuar një 46-vjeçar me probleme të shëndetit mendor./FolDrejt/