Sindikatat në Francë kanë bërë thirrje për grevë me kërkesën për rritjen e pagës përballë çmimeve në rritje.
Sindikata më e madhe në vend e punëtorëve “CGT” dhe sindikata më e madhe e punonjësve të arsimit “FSU” bënë thirrje për grevë me kërkesën për rritjen e pagave në përputhje me normën e inflacionit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sindikatat njoftuan mbajtjen e protestave në qytetet Cherbourg, Granville dhe Saint-Lo të lidhura me rajonin e Normandisë.
Në javët e fundit sindikatat në Francë kanë mbajtur greva të shumta me kërkesën për rritjen e pagave me 10 për qind për punonjësit e sektorit publik dhe për një rregullore të përgjithshme kundër inflacionit.
Rikujtohet se një thirrje është bërë për mbajtjen e një greve në shkallë të gjerë më 10 nëntor në sektorin e transportit publik në rajonin Ile-de-France brenda të cilit ndodhet edhe kryeqyteti Paris.
Qeveria u ka bërë thirrje sindikatave që të gjejnë rrugën për dakordim me kompanitë, në të kundërtën ka kërcënuar se do të zbatojë sanksione./FolDrejt/