Sipas Katalan Sport, Barcelona ka rënë dakord për transferimin e parë të largimit për sezonin e ardhshëm.
Sipas burimeve të tyre, mbrojtësi francez Clement Lenglet pritet të kalojë te Tottenhami. Kurse, katalanasit pritet të marrin kompensim prej 14 milionë eurosh nga klubi londinez për atë marrëveshje.
Në Barcelonë u mor vendimi që të shesin të gjithë lojtarët që klubi nuk ka llogari t’i mbajë, ky vendim u mor për të lehtësuar buxhetin e pagave. Xavi, shkruan Sport, ka shumë punë për të bërë në mbrojtje dhe pritet që pas Lenglet të shesë edhe Samuel Umtitin, i cili luan në formë huazimi në Lecce dhe është në kërkim aktiv të një blerësi.
Lenglet mbërriti në Barcelonë në vitin 2018 kur katalanasit aktivizuan klauzolën e tij të kompensimit me një ofertë prej 35 milionë euro. Në Camp Nou fitoi kampionatin dhe kupën dhe në total luajti 160 ndeshje dhe shënoi shtatë gola. Ai është i huazuar në Angli që nga fillimi i këtij sezoni, transmeton Fol Drejt.