Një zjarr ka rënë sot në një kompani kimike në Novara në veri të Italisë dhe kryebashkiaku ka paralajmëruar qytetarët që të mos hapin dritare dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme.
Fabrika, e cila merret me përpunimin e tretësve kimikë, ndodhet në zonën industriale të San Pietro Mozezzo dhe një re e madhe e zezë po lëviz në drejtim të Lombardisë, transmeton Ansa, përcjell Fol Drejt.
Sipas dëshmitarëve okularë, janë dëgjuar edhe shpërthime, ndërsa e gjithë zona industriale është evakuuar. Për momentin nuk ka të dhëna nëse ka të vdekur apo të lënduar./FolDrejt/