Pjesëtarë të policisë financiare italiane në provincën e Kalabrisë, me mbështetjen e Drejtorisë Doganore, zbuluan në dy kontejnerë 2734 kilogramë kokainë të pastër, të mbërritur nga Guayaquili i Ekuadorit.
Kokaina ishte menduar për klientët në Armeni dhe supozohej të merrej në portin gjeorgjian të Batumit, raporton Ansa.
Kokaina, e cila transportohej në kontejnerë frigoriferikë mbi 12 metra të gjatë, ishte fshehur në një ngarkesë prej 78 ton banane, transmeton Fol Drejt.