Gruaja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska, u takua si e dërguar speciale presidenciale me presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk-yeol, njoftoi sot zyra e presidentit të Koresë së Jugut.
Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, po viziton Korenë e Jugut.
Zelenska, në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, e cila u publikua sot, tha se është e gatshme ta ftojë Jun të vizitojë Ukrainën, duke thënë se një vizitë e tillë do t’u ofronte mbështetje të madhe ukrainasve, transmeton Fol Drejt.