Italia do të aplikojë për të pritur Kampionatin Evropian në vitin 2032, ka bërë të ditur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, me synimin kryesor zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të futbollit italian – infrastrukturës së stadiumeve.
Kombëtarja italiane nuk u kualifikua në dy Botërorët e fundit dhe nuk e ka kaluar grupin që nga viti 2006, kur fitoi titullin kampion. Por në dhjetë vitet e fundit ajo ka qenë shumë e suksesshme në kompeticionet evropiane, ka luajtur në finale në vitin 2012, katër vite më vonë u eliminua në çerekfinale pas nëntë penalltive dhe fitoi edicionin e fundit.
“Ne po punojmë për të siguruar organizimin e një ngjarjeje të jashtëzakonshme siç është Kampionati Evropian 2032, i cili do të na lejojë të zgjidhim një nga problemet më të mëdha që mundon botën e futbollit, që është infrastruktura”, tha Gravina. /FolDrejt/