Koalicioni i opozitës turke zgjodhi sot liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu si kundërshtarin kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 14 majit, raportoi Reuters.
Kilicdaroglu, 74 vjeç, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP), partia e dytë më e madhe, do të përpiqet të zëvendësojë Erdoganin pas dy dekadash sundimi.
“Tryeza jonë është tryeza e paqes. Qëllimi ynë i vetëm është ta kthejmë vendin në ditët e prosperitetit, paqes dhe gëzimit”, tha ai.
Kujtojmë se mbështetja e Erdoganit nga populli turk është e madhe edhe pas disa dekadave në krye të vendit, transmeton Fol Drejt.