Italiani Filippo Bernardini është deklaruar fajtor në gjykatën federale në Nju Jork për vjedhjen në internet të më shumë se 1000 dorëshkrimeve të pabotuara, disa prej tyre që u përkasin shkrimtarëve si Margaret Atwood, Ian McEwan dhe aktorit Ethan Hawke.
30-vjeçari Bernardini, banor i Londrës ku ishte i punësuar në shtëpinë botuese Simon and Schuster, u paraqit në mënyrë të rreme si përfaqësues i industrisë së botimeve në e-mail për t’i detyruar të mashtruarit t’i dërgonin dorëshkrime.
Punimet e vjedhura nuk arritën në internet dhe as Bernardini, i cili u arrestua nga FBI në janar të vitit të kaluar, nuk kërkoi shpërblim për to dhe për momentin nuk dihet se çfarë motivi kishte për t’i vjedhur ato, raporton BBC./FolDrejt/