Një rast i cilësuar si “Fotografim dhe incizime të paautorizuara” është raportuar në polici.
Aty dyshohet se ish i dashuri i ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë komprometuese të ish të dashurës së tij.
“Me 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.