Një shtetas nga Gjermania ka përfunduar i arrestuar nga policia pasi që të njëjtit i është gjetur një armë pa leje në valixhe.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:00, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, shtetasit gjerman, që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë-Shtutgard, gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/