Pozicioni i Serbisë është stabil dhe të gjitha vendet me përfaqësuesit e të cilave kam biseduar në këto dy ditë e kuptojnë situatën në të cilën u gjend Serbia për shkak të cenimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të saj, tha sot në New York kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke theksuar se nuk ka asnjë shans për pranimin e Kosovës në OKB.
Ai i cilësoi përfaqësuesit e Kosovës atje si njerëz që po abuzojnë me faktin se mund të shkojnë atje si mysafirë.
“Mendoj se nga këto pak biseda që pata në këto dy ditë, mendoj se pozicioni ynë është stabil, se të gjitha ato vende e kuptojnë situatën në të cilën u gjend Serbia duke cenuar integritetin tonë territorial dhe sovranitetin dhe se tani për tani, pavarësisht fakti që ka incidente individuale në kuptimin që përfaqësuesit e Prishtinës po abuzojnë me faktin se mund të hyjnë këtu si mysafirë”, tha ai nga New York-u.