Është përfshirë nga zjarri oborri i shkollës “Emin Duraku”, e cila ndodhet mes fshatrave Banullë dhe Gllogovc.
Për këtë ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Komunën e Lipjanit, Arsim Jashari.
Mësohet se ekipi i zjarrfikësve kanë intervenuar duke siguruar që zjarri të lokalizohet pa dëme materiale, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.