Qeveria nacionaliste konservatore e Izraelit miratoi sot ndërtimin e 5700 njësive shtesë banimi për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar, pavarësisht presionit të SHBA për të ndalur zgjerimin e vendbanimeve hebraike që Uashingtoni zyrtar e sheh si pengesë për paqen me palestinezët.
Këshilli Suprem i Planifikimit i Izraelit ka miratuar planet për të miratuar ndërtimin e njësive të banimit në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.