Pretendohet se Izraeli ka kryer sulme ajrore në disa pika ushtarake rreth kryeqytetit sirian, Damask, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në lajmin e agjencisë siriane të lajmeve SANA, bazuar në burime ushtarake, pretendohet se disa pika ushtarake rreth Damaskut janë shënjestruar me një sulm ajror nga Lartësitë e Golanit nga forcat izraelite në orën 02:20 me kohën lokale.
“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore u kundërpërgjigjën raketave armike dhe rrëzuan disa prej tyre. 4 ushtarë u vranë dhe 4 ushtarë u plagosën”, thuhet në lajm.
Rreth Damaskut gjenden pjesëtarë të Hezbollahut libanez, të ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani.
Që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, Izraeli ka kryer herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane.