I ashtuquajturi, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun tha sot se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë kinse se presioni i vazhdueshëm po ushtrohet mbi popullin serb për t’i bërë të ditur njerëzve që nuk janë të mirëpritur të jetojnë atje.
Ai tha për Pink se po ndodhin gjëra dhe po zbatohen masa që ia vështirësojnë jetën popullit serb në Kosovë dhe se po krijohet një situatë e pashpresë për serbët.
Sipas Drecun, gjatë gjithë asaj kohe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka promovuar historinë e deeskalimit, duke përmendur një lloj iniciative qytetare për zëvendësimin e kryetarit.