Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është bërë e ditur se fillimi i muajit korrik do të jetë thuajse i ngjashëm me motin e ditëve të qershorit.
Sot, ndërkaq, priten temperatura maksimale prej 30-14 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të lëvizin midis 14-17 gradë, transmeton Fol Drejt.
Ende vazhdon thirrja për respektim të këshillave nga IHMK dhe IKSHPK, sepse indeksi i rrezeve ultraviolet vazhdon të mbetet i lartë.
Gjatë ditës së sotme pritet të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./FolDrejt/