Liverpool është gati t’i ofrojë James Milnerit një marrëveshje të re njëvjeçare, duke qenë se mesfushori është i përgatitur për të ulur pagën e tij nga klubi, raporton Football Insider.
37-vjeçarit kontrata e tij aktuale do t’i skadojë në verë dhe kuptohet që vetë trajneri i Reds-ave, Jurgen Klopp, po e shtyn hierarkinë për zgjatjen e kontratës së Milnerit, pasi ai dëshiron ta mbajë atë pranë, transmeton Fol Drejt.