Koreja e Veriut lëshoi raketa të shumta lundrimi sot nga një vend në bregun e saj lindor, ndërsa Koreja e Jugut fqinje mban manovra të përbashkëta ushtarake me forcat amerikane, tha komanda ushtarake e Koresë së Jugut.
Raketat u lëshuan rreth orës 10:15 të mëngjesit me orën lokale nga provinca e Koresë së Veriut, Hamgyong Jugor, sipas një deklarate nga komanda ushtarake e Koresë së Jugut, raporton Reuters.
Lansimet e sotme të raketave testuese erdhën vetëm tre ditë pasi Pheniani zyrtar lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit nga bregu i tij lindor./FolDrejt/