Japonia dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet për konfliktet e kaluara ushtarake, të cilat pengojnë bashkëpunimin më të ngushtë të sigurisë midis dy vendeve, njoftoi sot ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada.
“Ne diskutuam çështjet e pazgjidhura. Ne ramë dakord të përshpejtojmë bisedimet, si dhe hapat për të parandaluar përsëritjen e incidentit të vitit 2018,” tha Hamada në konferencën e sigurisë Shangri-La në Singapor, pas bisedimeve me homologun e tij koreano-jugor, Lee Jong- sup, raporton Reuters./FolDrejt/