Forcat ajrore japoneze dhe amerikane zhvilluan sot një stërvitje të përbashkët mbi Detin e Japonisë, pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.
Ministria deklaroi se stërvitja e përbashkët ushtarake u krye në një kohë kur situata e sigurisë në mjedisin japonez po forcohet dhe Koreja e Veriut po lëshon raketa balistike, njoftoi Reuters.
Koreja e Veriut lëshoi sërish një raketë sot dhe dyshohet se bëhet fjalë për një model të ri rakete balistike, njoftoi Koreja e Jugut./FolDrejt/