Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se nuk shqetësohet për dokumentet e Pentagonit të zbuluara pasi siç thotë ai, nuk ka asgjë të re në to.
“Unë nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen, unë jam i shqetësuar që kjo të ndodhë. Megjithatë, nuk është njoftuar asgjë e re, për të cilën nuk jam në dijeni,” tha ai gjatë një vizite tre-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlanda, sipas Reuters.
Më parë, “Washington Post” njoftoi se një 20-vjeçar i apasionuar pas armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake, ishte përgjegjës për zbulimin e dokumenteve konfidenciale amerikane./FolDrejt/