Jordi Alba është duke negociuar me Inter Miami, ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Ish-anësori i Barcelonës u largua nga klubi katalanas këtë sezon. Ai është lojtar i lirë dhe ka dy oferta nga Arabia Saudite. Por spanjolli nuk ka marrë ende një vendim, por pritet ta bëjë këtë në javët në vijim. Nëse nënshkruan për Miamin, ai do të luajë sërish me Lionel Messin, me të cilin përbënin një dyshe të mirë të Barcelonës për vite me radhë, transmeton Fol Drejt.