Benjamin Pavard raportohet se dëshiron të largohet nga Bayerni këtë verë.
Mbrojtësi francez ka qenë i lidhur me Liverpoolin, por Football Insider pretendon se Liverpooli nuk e do atë, edhe pse realisht është në kërkim të një lojtari të ri në vijën e mbrojtjes. Kontrata e Pavardit me Bayernin është deri në verën e vitit 2024, që do të thotë se ai dëshiron të largohet një vit para se të skadojë kontrata. Në sezonin e përfunduar së fundmi, në të cilin Bayern fitoi Bundesligën pavarësisht shumë problemeve, ai bëri 43 paraqitje, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë një asistim, transmeton Fol Drejt.