Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot, pas seancës dëgjimore për aktakuzën për mbajtjen e dokumenteve konfidenciale, se SHBA-ja është një vend i korruptuar.
“Ne kemi një vend që është i korruptuar”.
“Ne kemi një vend që nuk ka asgjë tjetër veç problemeve,” tha Trump në një furrë buke pasi doli nga gjykata në Miami, raporton Sky News.
Ai shtoi se kombi amerikan është në rënie dhe se në një situatë të tillë “ata bëjnë gjëra të tilla”, duke iu referuar anëtarëve të Partisë Demokratike, transmeton Fol Drejt.