Juventusi është aktualisht ekipi i dytë në Serie A me 66 pikë. Skuadra torineze po lufton për një vend në Champions League në konkurrencë të ashpër nga Lazio, Inter, Milan, Roma dhe Atalanta, pasi të gjitha këto skuadra kanë ende disa shanse deri në fund të kampionatit. Megjithatë, Juventusi mund të mbetet pa Champions League nëse konfirmohet dënimi i ri.
Së fundmi Juventusit iu kthyen përkohësisht 15 pikë që iu hoqën për shkak të keqpërdorimeve të supozuara financiare. Gjykata e Federatës Italiane të Futbollit e gjobiti fillimisht Juventusin me 15 pikë. Klubi nga Torino apeloi, kështu që procedurat u kthyen për një vendim të ri. Italianët shkruajnë se pritet që Juventusi të dënohet sërish, këtë herë me nëntë pikë.
Me atë dënim, skuadra e Massimiliano Allegrit do të mbetej pa vend në Ligën e Kampionëve gjatë kampionatit, ndaj do të duhej të gjenin rrugën drejt atij kompeticioni duke fituar Ligën e Evropës këtë vit. Kujtojmë se të enjten Juventus do të luajë gjysmëfinalen e Europa League kundër Sevillas, transmeton Fol Drejt.