Cristiano Ronaldo largoi një anëtar të stafit stërvitor të Al-Khaleej pas ndeshjes që barazoi me Al-Nassr me rezulat 1-1 dhe dëmtoi më tej shpresat e tyre për të fituar titullin e kampionatit të Arabisë Saudite. Rasti ndodhi pas ndeshjes kur një njeri anëtar nga skuadra kundërshtare i kërkoi atij një foto së bashku.
Sulmuesi portugez është futbollisti më i madh i futbollit në Arabinë Saudite, ku shpesh i kërkohet fotografi nga njerëz të ndryshëm. Megjithatë, rezultatet që Al-Nassr arrin me një lojtar që luan me të ardhura vjetore prej 200 milionë eurosh nuk janë në nivelin e pritur dhe ai po bëhet nervoz për këtë.
Hendeku pas Al-Ittihad u rrit
Ronaldo pas ndeshjes ia ka dhuruar fanellën me të cilën luante një prej lojtarëve të skuadrës rivale, por nuk ka qenë i disponuar për kërkesën e njeriut pranë fushës. Meqë ra fjala, gjatë ndeshjes, goli i Ronaldos u anulua për shkak të pozitës jashtë loje dhe me rezultatin 1:1, skuadra e tij tashmë është pesë pikë prapa liderit Al-Ittihad. Gjithashtu, Al-Nassr u eliminua nga kupa në fazën gjysmëfinale.
Që nga ardhja e tij në Al-Nassr, portugezi luajti gjithsej 16 ndeshje për klubin dhe shënoi 12 gola, transmeton Fol Drejt.