Sipas gazetës italiane Calciomercatoweb, Juventus është gati të shesë mesfushorin Manuel Locatelli për një tarifë prej rreth 30 milionë funte në mënyrë që t’i hapë rrugë nënshkrimit me lojtarin Chelseat, Jorginho, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Jorginho po lidhet me një transferim në Juventus si një lojtar i lirë verën e ardhshme.
Locatelli nga ana tjetër, flitet se po kërkohet nga dyshja londineze, Chelsea dhe Arsenal.
Locatelli, 24 vjeç, iu bashkua Juventusit në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare nga Sassuolo në 2021 pas paraqitjeve të tij për Italinë në Euro 2020. Pas një sezoni debutues premtues, fituesi i Euro 2020 ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë dhe nuk ka arritur të bëjë vendin e tij në 11-shen e parë të Massimiliano Allegrit. /FolDrejt/