Sipas Calciomercatoweb, Juventus do të përballet me konkurrencën nga kampionët e Premierligë, Manchester City për të nënshkruar me mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres, transmeton Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Manchester City së fundmi ka rinovuar kontratën me trajnerin Pep Guardiola për 2 vite të tjera, dhe thuhet se i ka premtuar një mbrojtës të majtë, dhe Pau Torres është një nga kandidatët që i përshtatet profilit të kërkuar.
Nëse Juventusi dëshiron të mposhtë Manchester Cityn me nënshkrimin e tij, ata do të duhet të paguajnë vlerën që Villarreal e kërkon për Torresin, e që është plot 60 milionë euro. /FolDrejt/