Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj kërkesës që i është bërë për njohjen e shtetit të Kosovës, duke thënë se nuk mund ta poshtërojnë më Serbinë.
Ky reagim është bërë në seancën e Partisë Përparimtare të Serbisë ( SNS) ku Vuçiq është kryetar e nga e cila po dalin emrat e rinj të ministrave në Qeverinë e Serbisë.
“Ata duan që të ketë marrëveshje ku ne humbim krejt e ata (Kosova) fiton gjithçka. E kështu nuk mundet. Ka kaluar koha kur na keni poshtëruar, më kurrë s’mund të na poshtëroni” – i ka reaguar Vuçiq bashkësië ndërkombëtare./FolDrejt/