“Kadetët tanë frymojnë e veprojnë me ndjenjë e vetme, atë të fitores edhe në TRIUMFIN DARDAN 2022”, kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook.
Mehaj ka njoftuar se kadetët e FSK-së, të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan nëpër terrene të vështira malore, ku testuan udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën, guximin, qëndrueshmërinë fizike dhe navigimin në terrene sfiduese.
“Edhe këtë herë, kadetët tanë dëshmuan se janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë triumfues”, shkruan tutje Mehaj./FolDrejt/