Petar Petkoviq, që mban pozitën e drejtorit të Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar ndaj pretendimeve të Rada Trajkoviq (kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova) se me marrëveshjen e Brukselit është mbyllur edhe zyra për regjistrim e ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë.
Petkoviq ka kërkuar nga Trajkoviq që të mos e gënjejë popullin, ngase sipas tij serbët do të mund t’i regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale të mundshme.
““Mos i shpikni gjërat dhe mos e gënjeni popullin. Serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale të mundshme. Regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht! Fakti që të vjen keq që ne i ruajtëm targat KM dhe që po merr pjesë në luftën informative të Kurtit, të lumtë!”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter./FolDrejt/