Autoritetet lokale në Kaliforni urdhëruan sot evakuimin e më shumë se 1500 personave për shkak të përmbytjeve dhe vërshimit të lumit Pajaro pranë qytetit me të njëjtin emër në veri të atij shteti federal amerikan.
Garda Kombëtare e Kalifornisë dhe autoritetet shpëtuan më shumë se 50 njerëz në zonën e Monterey Bay gjatë natës, raporton AP.
Shpresonim ta shmangnim këtë situatë, por ndodhi gjëja më e keqe e mundshme, lumi Pajaro u vërshua rreth mesnatës, tha kreu i Bordit Mbikëqyrës Rajonal të Monterey, Luis Alejo përmes Twitter, transmeton Fol Drejt.