Autoritetet turke njoftuan sot se numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar arriti në 47.975.
Drejtori i Drejtorisë për Fatkeqësi dhe Situata Emergjente (AFAD), Yunus Sezer, njoftoi sot në një konferencë për shtyp se në mesin e të vdekurve janë 6278 të huaj, nga të cilët pjesën më të madhe e përbëjnë qytetarët sirianë, raporton AP.
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter goditi 11 provinca turke dhe pjesë të Sirisë fqinje më 6 shkurt, transmeton Fol Drejt.