Pesëmbëdhjetëvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës u shënua edhe në Beograd në një ngjarje të organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Prishtinës në Beograd, konfirmoi deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Me këtë rast, Kamberi, i cili është kryetar i partisë Lugina e Preshevës së Bashkuar, ka postuar dy mesazhe të shkurtra në Facebook.
“Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, ka shkruar ai. /FolDrejt/