Portieri i Evertonit dhe Anglisë, Jordan Pickford nënshkroi një kontratë të re për katër vjet e gjysmë me klubin e Evertonit.
“Është një punë e madhe për të nënshkruar këtë kontratë të re në një klub kaq të veçantë për mua. Mbështetja që kam pasur nga të gjithë në klub që kur u bashkova si 22-vjeçar ka qenë kaq e rëndësishme për familjen time dhe mua. Unë jam i lumtur këtu dhe familja ime gjithashtu. Everton është një klub i madh. Sezonet e fundit nuk kanë qenë ajo që dëshironim, por tani kemi një menaxher që besoj se do të na drejtojë në drejtimin e duhur dhe do të na çojë lart në tabelë. Është padyshim qëllimi im që të jem i suksesshëm në këtë klub”, tha Pickford për televizionin e klubit.
Deri më tani në karrierën e tij, portieri anglez ka luajtur për Sunderland, Darlington, Olfreton Town, Burton Albion, Carlisle United, Bradford City, Preston North End dhe Everton. /FolDrejt/