Një person u arrestua për zjarrvënie në Kamenicë, pasi i vuri flakën një veture.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:23, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/