Një person është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti ka tentuar t’ia vë flakën automjetit të viktimës me të cilin ka lidhje familjare.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh, ky rast ka ndodhur sepse viktima mashkull kosovar nuk i ka dhënë para viktimës, ndaj ky i fundit ka tentuar t’i vë flakën automjetit të viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/