Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një vdekje të dyshimtë në Hajvali të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:03, transmeton Fol Drejt.
“Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës.”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./FolDrejt/