Kanada do të dërgojë rreth 8,000 copë municione artilerie dhe një duzinë raketash të mbrojtjes ajrore si pjesë e ndihmës më të fundit ushtarake në Kiev, njoftoi Ministria kanadeze e Mbrojtjes.
Kanadaja do t’i dërgojë Ukrainës më shumë se 1800 fishekë municionesh stërvitore për tanket e betejës Leopard 1, të dhuruara nga Danimarka, Gjermania dhe Holanda.
Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau, një nga mbështetësit më të zëshëm ndërkombëtarë të Ukrainës, i ka dërguar Kievit ndihma ushtarake me vlerë rreth 730 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar. Kanadaja ka njoftuar tashmë se do të dhurojë tetë nga tanket e saj Leopard 2, të cilat duhet të mbërrijnë në Ukrainë në javët e ardhshme, njoftoi ministria, transmeton Fol Drejt.