Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se ai së bashku me komandantin e FSK-së Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, morëm pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd J.Austin III.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, prcjell Fol Drejt.
“Bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, morëm pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA z.Lloyd J.Austin III.
Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.
Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, u shpreh Mehaj në Facebook./FolDrejt/