Kanadaja do të ftojë ambasadorin rus Oleg Stepanov për të folur për vrasjet e pretenduara të civilëve në periferi të Kievit, Bucha dhe Irpin, tha Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Jolie.
“Ka një nivel çnjerëzor në atë që pamë në Bucha,” u tha Jolie gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e vendeve anëtare po takohen për të diskutuar sanksionet ndaj Rusisë, shkruan BBC, transmeton FolDrejt.
Jolie tha se ajo e udhëzoi zëvendësministrin e saj që të sigurohej që fotot e asaj që ndodhi në Bucha dhe Irpin t’i paraqiteshin ambasadorit rus.