Presidenti i Jemenit Abdrabu Mansour Hadi ia dorëzoi pushtetin Këshillit Presidencial dhe gjithashtu liroi zëvendëspresidentin Ali Mohsen al-Ahmar nga detyrat e tij.
Organi i ri do të marrë përsipër detyrat e presidentit dhe zëvendëspresidentit, është bërë e ditur nga zyra e Adrabu Mansour Hadi, shkruan Reuters, tramsmeton FolDrejt.
Këshilli presidencial do të kryejë detyrime politike, ushtarake dhe të sigurisë për qeverinë jemenase gjatë asaj që thuhet të jetë një “periudhë tranzicioni”.