“Nuk duhet të kemi standarde të dyfishta apo kandidatë të klasit të parë apo të dytë”, theksoi Karl Nechamer.
Kancelari austriak Karl Nechamer tha se Austria do të mbështesë statusin e kandidatit të Ukrainës për anëtarësim në BE vetëm me kusht që të mos ketë standarde të dyfishta në procesin e zgjerimit, duke theksuar se duhet të zbatohen të njëjtat kritere si për kandidatët nga Ballkani Perëndimor.
“Nuk do të ishte e imagjinueshme që unë të miratoja statusin e kandidatit për Ukrainën dhe në të njëjtën kohë të mbaja jashtë vende si BiH,” theksoi Nehamer për të përditshmen gjermane “Welt”, transmeton Fol Drejt.