Olaf Scholz deklaroi se Gjermania, e cila po përpiqet të reduktojë varësinë e saj energjetike nga gazi rus, ka nisur bisedimet me autoritetet senegaleze për nxjerrjen e gazit të lëngshëm natyror.
“Gjermania dëshiron të intensifikojë furnizimet me gaz dhe projektet e energjisë së rinovueshme me Senegalin,” tha kancelari Olaf Scholz, i cili po nis një turne në Afrikë duke vizituar vendin, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Senegali ka rezerva gazi prej disa miliardë metra kub dhe pritet të bëhet prodhuesi kryesor i gazit në rajon./FolDrejt/