Negociatori kryesor rus, Vladimir Medinski, deklaron se ngrirja e bisedimeve erdhi tërësisht me iniciativën e Ukrainës.
Rusia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Ukrainën, të cilat u ngrinë me iniciativën e Kievit, tha sot negociatori kryesor rus Vladimir Medinski, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi në anën tonë, të gatshëm për të vazhduar dialogun. Por, dua të theksoj se topi, kur bëhet fjalë për negociatat e mëtejshme të paqes, është në oborrin e Ukrainës,” tha ai për televizionin bjellorus ONT./FolDrejt/