Kancelari i Gjermanisë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Lajmin për të e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, i cili ka njoftuar se kancelari kishte simptoma të lehta të ftohjes dhe menjëherë shkoi në izolim, raporton Sueddeutsçe Zeitung.
Kancelari Sçolz ka qenë në një udhëtim jashtë vendit në Gjirin Persik ditët e fundit. Atje ai negocioi, ndër të tjera, furnizimet e reja të gazit e naftës dhe u takua me princin kontrovers të kurorës saudit Mohammed bin Salman në Riad./FolDrejt/