Një preson ka hapur zjarr në një zyrë regjistrimi ushtarak në qytetin siberian Ust-Ilimsk të rajonit Irkutsk në Rusi, bëri të ditur guvernatori rajonal.
Nga të shtënat është plagosur zyrtari ushtarak Alexander Eliseyev dhe aktualisht ndodhet në kujdes intensiv, shkroi guvernatori Igor Kobzev në Telegram, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Sot në rajon kishte një emergjencë. Në Ust-Ilimsk, një i ri filloi të qëllonte në zyrën e regjistrimit ushtarak. Komisari ushtarak Alexander Vladimirovich Eliseyev ndodhet në terapi intensive në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Mjekët po luftojnë për jetën e tij”, shkroi ai.
Sipas Kobzev, sulmuesi u arrestua menjëherë dhe kërkoi ndëshkimin e tij.
Komiteti Rajonal Hetimor në deklaratë të veçantë tha se ka nisur një çështje penale sipas nenit për “Vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësit të rendit” dhe “Posedim, transferim, shitje, ruajtje, transportim apo mbajtje pa leje të armëve”./FolDrejt/